Rasti "Reket", sot dëshmon Katica Janeva
E dyshuara e tretë e rastit “Reket”, Katica Janeva e cila ndodhet në paraburgim në Shutkë, sot duhet të paraqitet para prokurores Vilma Ruskoska, për të dhënë dëshminë e sajë në lidhje me këtë rast shantazhues të një të dyshuari të Speciales, të cilit iu morën 1.5 milionë euro për të parandaluar procesin hetimor ndaj tij në rastin e njohur “Perandoria”.

Bëhet fjalë për biznesmenin Orce Kamçev, i cili kishte dhënë paratë dhe gjatë kohës së realizimit të këtij plani kishte xhiruar personat e involvuar.

Por lidhur me ate se çfarë do të deklaroj sot Janeva, disam edia kanë shkruar se nuk përjashtohet mundësia që ajo të mbrohet në heshtje. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme i dyshuari i parë i rastit Bojan Jovanovski (Boki 13) nuk pranoi të dëshmoj, pasi mbrojta e tij kërkoi qasje në prova.
Shtuar më 24/09/2019, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori