Grupi i
gjykatësve në
Gjykatën Supreme i ngarkuar për vlerësimin e lëndës “
Monstra” pas rrethanave shtesë që dolën nga përgjigjet ka
votuar pro rikthimit të rastit në
Gjykatën Themelore.
Alsat mëson se “pro” këtij vendimi kanë
votuar që të pesë anëtarët e grupit të
gjykatësve. Që lënda e rastit “
Monstra” të rikthehet nga fillimi javë më parë u paralajmërua nga prokurorja Liljana Spasovska, e cila udhëhiqte lëndën.
Duke marrë për bazë ankesat e mbrojtjes dhe njëkohësisht duke kryqëzuar provat me rrethanat, por edhe më dëshmitë e siguruara nga materialet e përgjuara, Spasovska kërkoi javë më parë që një organ më i lartë të vendoste për fatin e kësaj lënde.
Për vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovcës në vitin 2012, me burg të përjetshëm u dënuan 6 persona nën akuzën për vepër terroriste. /albeu.com/
Shtuar më 24/11/2017,
ora 14:26