Rasti "Monstra": Familjarët e djemëve të eleminuar kërkojnë takim me Ministren e Drejtësisë
Prokurorja Fatime Fetai kërkoi nga gjykata që të merret një përgjigje konkrete nga Ministria e Drejtësisë lidhur me ekstradimin e të akuzuarit të parë dhe të dytë Alili Demirit dhe Afrim Ismailoviqit në rastin “Monstra”, pasi të gjitha përgjigjet e deritanishme kanë qenë të ngjajshme se procesi është në vazhdimësi.

“Është e pakuptueshme që për gjithë këtë periudhë kohore të marrim përgjigjë të njejtë, se procedura është në vazhdimësi. Duhet të na dërgojnë një përgjigje konkrete se a ka filluar procedura për ekstradim nga autoritetet kosovare ose deri ku ka arritur dhe çfarë aktivitete po ndërmarrin”.

Kurse, avokatja e palës së dëmtuar Dafinka Ivanovska, kërkoi nga gjykata që të caktohet një takim mes ministres së Drejtësisë dhe prindërve të djemve të vrarë dhe t’i informoj ato se deri ku është procedura për ekstradim dhe i njejti takim të realizohet më së voni deri në seancën e ardhshme të këtij rasti.

Ndërkaq, në gjykatë ka filluar leximi i 133.000 transkripteve nga biseda telefonike dhe sms porosi, të propozuara nga Prokuroria.
Shtuar më 04/10/2019, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori