Rasti "Monstra", Aziri: Të publikohet biseda me Nevzat Bejtën
Pëlqej
Pas seancës së rastit “Monstra”, vëllai i të akuzuarit Fejzi Aziri, Bejdiu kërkoi që publikisht të publikohet biseda mes vëllait të tij, Fejzi Aziri dhe ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta. Ai shtoi se biseda është private dhe to ishte qesharake nëse publikohet, transmeton Portalb.mk.

Vetura opel omega nuk është ajo që është vendosur në internet, gjithashtu ajo veturë nuk është e alfas, por e një personi tjetër. Nëse ju kujtohet, unë nuk kam thënë se ajo veturë është e alfas. Një person i tretë ka deklaruar se vetura është e Alfas.

Nëse nuk është kjo që them, atëherë pse gjykata paraprake nuk ia ka dorëzuar këtë si dëshmi të akuzuarve? Pse fshihet vetura? Kjo nuk është e qartë. Goran Noqevski nuk u përpoq ta prezantojë fotografinë e agjentit. Telefoni i kujt ka qenë ai, çfarë biseda ka pasur, sepse, siç thuhej, kanë zhvilluar hetim paralel. Ne nuk e kemi të qartë”, tha Bejdi Ajdari, vëllai i të akuzuarit Fejzi Aziri.

Ajdari shtoi se ka biseda të përgjuara dhe nga to do të zbulohen kryerësit e vërtetë.


Shtuar më 17/04/2018, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori