Rasti i Sopotit ende i pazgjidhur
Zgjatja e vendimit gjyqësor për rastin e Sopotit ka sjellë stres, pasiguri dhe probleme shëndetësore tek të akuzuarit. Për rastin e Sopotit janë akuzuar 11 shqiptarë dhe ende nuk i është dhënë një drejtim, apo të ketë një epilog për të. Edhe pse është në një situatë të tillë, ai ka marrë viktimën e parë. Një nga të akuzuarit e këtij rasti, 43 vjeçari Samet Limani para pak ditësh ndërroi jetë.

Ai vdiq nga një sulm kardiak si pasojë e stresit që ka përjetuar që prej dhjetë vitesh kur është akuzuar për shpërthimin e minës në këtë fshat.

Gjendjen shëndetësore më të vështirë e ka 70-të vjeçari Sulejman Sulejmani (Baca Sulë). Traumat që përjetoi gjatë shtatë vjetëve në burg për një vepër që nuk e kreu kurrë, lanë vragë të rënda tek ai, ndërkaq, mos shpallja e pafajësisë ia shton akoma më tepër vuajtjet, njofton Lajm.

“Ata akoma janë në arrest shtëpiak, akoma nuk janë të lirë, e vërteta edhe pas ka dalë në shesh, akoma nuk është shpallur. Gjatë gjithë kohës janë të stresuar, kanë kokë-dhimbje dhe probleme të tjera shëndetësore”.

Për rastin e shpërthimit të minës në Sopot në vitin 2003, ku mbetën të vrarë dy ushtarë polakë të forcave të NATO s dhe një shoqërues civil, u dënuan 11 banorë të këtij fshati me mbi 156 vjet burg. Pesë prej tyre vuajnë dënimin në burgun e Idrizovës, ndërsa, në mungesë janë dënuar edhe 6 banorë të tjerë të Sopotit. Sulejman Sulejmani, Hasan Klaiqi, Samet Lutfiu, Shaban Limani, Shaqir Sulejmani, Bashkim Ukshini, Musa Klaiqi, Zenel Klaiqi, Selman Jahiu, i ndjeri Samet Limani dhe Afrim Ukshini, janë 11 personat e akuzuar për këtë rast. /albeu.com/
Shtuar më 18/07/2013, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori