Rasti i Kumanovës, Xhaferri: Në Kuvend mund të kërkojmë vetëm përgjegjësi politike
Pëlqej
Kryeparlamentari i Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi mbrëmë në emisionin "360 shkallë" krahas shumë çështjeve që ndërlidhen me punën e parlamentit, ka folur edhe mbi ngjarjet tek Lagja e Trimave.

Parlamenti mund të hap si lëndë Lagjen e Trimave përmes komisionit anketues që do të kishte ingerenca të shqyrtojë rastin në atë drejtim që të shihet përgjegjësia politike, ka deklaruar kështu mes tjerave kryeparlamentari Talat Xhaferi, shkruan Portalb.mk.

“Deputetët flasin mes vete edhe për këto çështje, nuk ka çështje që nuk diskutohen, kur do të shihet momenti më i volitshëm politik që të bëhet një iniciativë e tillë, parlamenti do të procesojë rastin deri në fund dhe nëse shumica parlamentare sjell vendim për formimin e një trupi të tillë sigurisht që i njejti trup do ketë ingerenca që të shqyrtojë përgjegjësinë eventuale politike për dikë i cili është bartës i funksionit politik apo ekzekutiv, në asnjë rast parlamenti nuk ka ingerenca hetuese apo gjyqësore që të gjykojë lidhur me ndonjë rast”, ka deklaruar kështu Xhaferi. /albeu.com/

Shtuar më 19/11/2017, ora 09:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori