Rasti i Kumanovës, dëshmojnë Malisheva dhe Shehu
Seanca gjyqësorë për rastin e Kumanovës ka vazhduar me fjalën përfundimtare të të akuzuarve, me ç’rast i akuzuari Andi Krasniqi i njohur si Malisheva u shpreh se nuk është terrorist edhe asnjëherë nuk ka bërë vepra terroriste, madje as gjatë konfliktit të vitit 2001.

Malisheva tha se prokuroria dhe avokatët nuk janë të përkushtuar dhe nuk janë duke bërë hetime se kush e ka organizuar rastin e Kumanovës. Gjykatësja e lëndës Verka Petrovska kërkoi nga të akuzuarit mos të ofendojnë shtetin dhe prokurorinë.

Ndërsa i akzuari Demë Shehu tha se ai nuk është terroristë dhe ka ardhur të luftoj për kauzën kombëtare, ai përmendi edhe Mirsadin Ndrecajn dhe Beg Rizajn në lidhje me dorëzimin e tyre, njofton Alsat-M.

Thuajse të gjithë të akuzuarit kanë mohuar veprën terrorizëm duke theksuar se në Maqedoni kanë ardhur për të ndihmuar kauzën kombëtare. Në vij të njëjtë edhe pala mbrojtëse. Ndërsa Sevdail Miftari tha se në qelinë e burgut është kërcënuar nga një gardian vetëm e vetëm që të mos e përmend emrin e dëshmitarit tashmë të ndjerë. Nimetulla Abdulahu.

akuzuarit Valdet Zekaj dhe Shefqet Hallqi bojkotuan seancën gjyqësore. Hallaqi para daljes pyeti Prokurorinë nëse ka marr në pyetje Shenasi Memetin. Por gjykatësja ju përgjigj se një gjë të tillë nuk e ka lejuar Agjencia për Inteligjencë. Seanca e ardhshme gjyqësore do të vazhdojë me 20 shtator.
Shtuar më 18/09/2017, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori