Rasti i Almir Aliut, mbrojtja kërkon monitorim ndërkombëtar
Avokatët e familjes së Almir Aliut kërkojnë monitorim ndërkombëtarë të procesit gjyqësor.

Avokati Asmir Alispahiç i ka nisur një shkresë ambasadave relevante në vend me kërkesën për inspektimin nga ana e tyre të procesit gjyqësor me qëllim anashkalimin e mundësime për gjykim jo të drejtë.

Më 15 mars do të thuhen fjalët përfundimtare. Alispahiç shpreson që prokurorja e lëndës nuk do të kërkojë rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekjen”.

Seanca për rastin e Almir Aliut ka nisur nga fillimi. Së fundi dëshmuan Bojan Iliq dhe Tanja Dimkovska. Prokuroria Publike ka qëndruar në akuzën e njëjtën, pavarësisht vendimit të Prokurorisë Republikane për rikualifikim të veprës nga “vrasje” në “aksident komunikacioni me pasojë vdekje”.

Për rikualifikimin u prononcua edhe Kryeprokurori Ljubomir Joveski i cili tha se “për” rikualifikimin është vendosur për shkak të pamundësisë për të konstatuar paramendimin tek i akuzuari Boban Iliq. Deklarata e tij nxiti reagime dhe protesta. Pala dëmtuar në seancën paraprake propozoi dëshmitë, por dëshmitarët okular nuk u pranuan nga ana e trupit gjykues.

Në rastin e Almir Aliut tre persona akuzohen për dhunë: Sedat Aliu, Abdulla Aliu dhe Sami Demiri, ndërsa Boban Iliq akuzohet për vrasje. Jashtë akuze mbetet Bojan Iliq, vëllai i të akuzuarit për vrasje. Vrasja e Almir 4 vjeçar ndodhi më 25 qershor të vitit 2016 në Kumanovë, si pasojë e goditjes më veturë nga agresori Boban Iliç pas një zënke paraprake mes familjarëve të Almirit dhe të akuzuarit për vrasje./alsat/
Shtuar më 11/03/2018, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori