Rastet të reja të sulmeve nga qentë endacak, qytetarët kërkojnë masa mbrojtëse
Problemi me qentë endacak assesi të gjej zgjidhje. Mendohet të ketë rreth 10 mijë qen të tillë pa përkujdesje e të cilët vazhdimisht kërcënojnë sigurinë e qytetarëve, sidomos gjatë periudhës së dimrit. Gjatë kësaj jave në Shkup janë evidentuar edhe tre raste të reja të sulmeve nga qentë endacak.

Qytetarët thonë se ndjehen të rrezikuar ndërsa kërkojnë nga organet kompetente që të ndërmarrin masa konkrete për të zgjidhur këtë problem me të cilin përballen për çdo ditë.

“Na pengojnë por çfarë të bëjmë. Është problem po duhet gjet një zgjidhje. Le të mendojnë ato që janë kompetent për atë punë, ti rregullojnë ato punë”.

“Mua më ka ndodhur, do më ndalej zemra. Kanë dal nga shkurret 4-5 qen, nuk dija çfarë të bëja dhe mbeta vetëm. Një kohë ishin larguar por prej rastit në Aerodrom prania e tyre është gjithnjë më e madhe. Duhet të ndërmerret diçka, nuk e di por ato që i ruajnë duhet të vendosin ndonjë rend”.

“Duhet të ketë përgjegjës për ta, duhet të ndërmarrin masa, ti marrin nëpër shtëpi për përkujdesje apo diçka tjetër”.

Nga “Higjiena Komunale” thonë se nëse Qyteti i Shkupit e vlerëson të arsyeshme se duhet të mendohet rreth ndryshimit të programit aktual që ata posedojnë për grumbullimin dhe përkujdesjen e qenve endacak.

"Praktika e deritanishme 10 vjeçare nuk po jep rezultate domethënëse, problemi ka të bëj edhe me evidentimin e pikave kyçe sepse Qyteti I Shkupit është një rajon ku shumë shpesh gravitojnë kafshët nga fshatrat malor. Nëse Qyteti i Shkupit e miraton ose e ndryshon këtë program ne si ndërmarrje publike “Higjiena Komunale Shkup” me kënaqësi do ta zbatojnë me qëllim të zgjidhjes së këtij problemi të qytetarëve" – tha Ana Branxholica – Higjiena Komunale.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se do të vazhdojnë të punojnë edhe për një kohë me këtë program por gjithashtu po shqyrtojnë edhe mundësi të reja për ndryshim afatgjatë të programit me kapacitete më të mëdha. /albeu.com/
Shtuar më 10/03/2018, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori