Rasmussen thekson kushtin për Maqedoninë
Anders Fogh Rasmussen
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andras Fogh Rasmussen ka thënë se bisedimet për anëtarësimin e Maqedonisë mund të fillojnë vetëm pasi të jetë zgjidhur mosmarrëveshja për çështjen e emrit me Greqinë.

Pas takimeve të zhvilluara me zyrtarë të lartë në Athinë, Rasmussen ka bërë thirrje edhe për heqjen e pengesave nga mosmarrëveshjet midis Turqisë e Qipros, që siç tha ai, pengojnë bashkëpunimin e NATO-s me Bashkimin Evropian.

Në prag të samitit të Lisbonës, që do të mbahet në mesin e muajit të ardhshëm, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se pikëpamja e Aleancës për anëtarësimin e Maqedonisë është e qartë: "Vazhdon të mbetet në fuqi vendimi i samitit të Bukureshtit dhe vendimi i NATO-s është që bisedimet me Shkupin mund të fillojnë atëherë kur të jetë gjetur një zgjidhje reciprokisht e panueshme në çështjen e emrit.

Ky është një vendim absolutisht i qartë dhe duhet të shtoj se gjithë vendimet e NATO-s kërkojnë unanimimitet", tha Rasmussen, pas takimit në Athinë me ministrin e Jashtëm grek, Dimitris Drutsas.

Në deklaratat e tij, Andres Frogh Rasmussen u ndal edhe në mosmarrëveshjet midis Qipros e Turqisë, që sipas tij pengojnë bashkëpunimin midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Deri tani BE nuk ka mundur të japë miratimin e vet për një marrëveshje në fushën e mbrojtjes me Turqinë dhe nga ana tjetër Turqia nuk ka pranuar saktësisht se BE ka 27 anëtarë, pasi nuk njeh Qipron, tha Rasmunssen.
Ai shtoi se inkurajon BE-në të avancojë në marëveshjen me Turqinë dhe theksoi e në të njëjtën kohë, Turqia duhet të pranojë se bashkëpunimi midis BE-së dhe NATO-s duhet të bëhet me të 27 vendet anëtare.
Shtuar më 22/10/2010, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori