Rasmussen: NATO i ka dyert e hapura
"Dyert e NATO-s janë të hapura dhe trendi i Samitit të NATO-s në Pragë prej para dhjetë vitesh, për anëtarësimin e vendeve të reja, do të vijojë tutje".

Kështu ka deklaruar Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, në seancën plenare të Takimit të 58-të Vjetor të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që ka filluar më 9 nëntor dhe do të përfundojë ditën e sotme, njofton Zhurnal.

Edhe kryeministri Nikola Gruevski do të mbajë sot fjalim në këtë takim të AP-së të NATO, ndërsa krahas tij me fjalime do t'u drejtohen të pranishmëve edhe krerët e vendeve të tjera kandidate për anëtarësim në NATO, si Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Gjeorgjia.

Në tri ditët e kaluara, rreth 350 deputetë nga gjithsej 28 vende-anëtare të NATO-s nga Amerika Veriore dhe Evropa, si dhe delegatë të vendeve-partnerë, vëzhgues dhe ekspertë, diskutuan mbi situatën në Ukrainë, për krizën në Siri dhe për anëtarësimin e shteteve të reja në Aleancën Veri-Atlantike. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2012, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori