Sulmohet kandidati për deputet i LSI-së, Ralf Gjoni
Rashiti: Turma u egërsua kur u dëgjuan krismat nga sigurimi i Spasovskit
Deputeti i LR-PDSH-së i cili ka qenë afër Ziadin Selës, Sureja Rashiti tregoi sonte në “Click Plus” se si turma u vërsul pas deputetëve të shumicës.

Sipas tij, gjithçka që ishte në Kuvend u shndërrua në armë për turmën.

Ai u shpreh se protestuesit u egërsuan më shumë kur dëgjuan krismat nga roja e Spasovskit.

“Në fillim sikur u tërhoqen dhe mendova se e bënën punën e tyre dhe do të tërhqien, më pas u fut një grup tjetër më e egër më e armiqësuar, kur sigurimi personal i Spasovskit nxori armën zyrtare gjuajti në ajër, pas kësaj pati një shtangje të momentit të protestuesëve, ai sërish gjuajti edhe një herë atëherë turma u egërsua më shumë” u shpreh Rashiti. /albeu.com/


Shtuar më 03/05/2017, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori