Rashiti: Ngërçi politik në Maqedoni do të zgjasë shumë
Drejtori Ekzekutiv i Grupit për Ballkanin, Naim Rashiti, gjatë një interviste për "Art Channel" ka thënë se zgjidhja e ngërçit politik në Maqedoni nuk do të jetë në një të ardhme të afërt dhe e gjithë kjo për shkak të vendimit të presidentit Ivanov për dhënien e mandatit.

"Zgjidhja nuk do të jetë e afërt, ku hendeku i krijuar dhe kriza prej vitit në vit në Maqedoni do të krijojë rezultate shumë të rënda", ka thënë Rashiti.

Ai ka thënë se Ivanovi nuk do ta tërheqë vendimin mbi mosdhënien e mandatit për Zoran Zaevin dhe se duhet ta rishikojë atë.

Sipas tij, qëllimi i Ivanovit dhe i VMRO-së për të bindur të tjerët se deklarata e partive shqiptare ka qëllime antishtetërore nuk ka kaluar me sukses, përcjell "Zhurnal". /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2017, ora 13:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori