Raportprogresi, qeveria nuk miraton ligjet për median
Qeveria në Shkup ka vendosur të mos miratojë dy ligjet kontroverse të mediave. Për shkak të rrezikut që miratimi i tyre, mund të reflektojë negativisht në raportprogresin e Komisionit Evropian, Kuvendi ka hequr nga orari i aktiviteteve parlamentare seancën, ku në rend dite ndodheshin dy ligjet e mediave.

Ndryshimi është bërë gjatë kësaj fundjave, bën të ditur "Zhurnal". Dy ligjet ishin përfshirë në rendin e ditës të seancës së 72, si pika nr. 39 dhe 40.Pasi Kuvendi ka përfunduar së shqyrtuari dhe votuari të 38-të pikat e tjera, seanca e 72-të është ndërprerë për ta vazhduar një herë tjetër, pasi të publikohet raporti.

Analistët thonë se Qeveria po përpiqet të shmangë vlerësimet negative të KE-së, që do të pasonin padyshim miratimin e dy ligjeve. Nga Qeveria ose Kuvendi nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar mbi arsyet e heqjes nga orari, i seancës për dy ligjet. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 16:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori