Pasi postoi foton romantike nga pushimet, Fjodora Fjora flet për burrin misterioz (VIDEO)

Pushimet e gazetares dhe moderatores Fjodora Fjora këtë vit, janë kometuar jo pak në mediat rozë. Kjo pasi moderatorja postoi si rrallë herë një foto nga pushimet ku shihej e kapur dorë për dore me një mashkull duke ngritur dyshime se është në një romancë.

Gjatë ditës së sotme Fjodora Fjora ishte e ftuar në “Wake Up” , ku u pyet për pushimet e saj këtë verë. Teksa tregoi disa nga destinacionet e saja të preferuara, të ciliat i viziton çdo vit, ajo tha se kishte bërë edhe një “arratisje” në Paris.

“Pushimet i kam bërë edhe jashtë edhe këtu. Ishte hera e parë që kisha një emision të përditshëm dhe mezi i prisja pushimet e verës. Në korrik i hipa makinës dhe ndalesa e parë ishte në Jalë. Më shijon më shumë Shqipëria se jashtë. Pastaj kam bërë escapes (arratisje), se shkova pak në Paris. Është edhe qyteti i shoqërisë jo vetëm i dashurisë. Shoqja ime e ngushtë kishte ditëlindjen dhe u bëmë katë shoqe bashkë. Pastaj erdha, shkova dhe në Greqi. Shkoj çdo vit sepse vëllai im jeton atje dhe ka një biznes turistik. Zakonisht shkoj me djalin këtë vit vendosa të shkoj vetëm, sepse kisha nevojë për pushime pas pushimeve…”– tha Fjodora.

Më tej ajo u ngacmua nga gazetarët në lidhje me foton që kishte postuar, ku pyet nëse mashkulli misterioz ishte vëllai apo partneri. Kështu ajo sqaroi të vërtetën për jetën e saj private, duke thënë se personi në foto ishte “një shok i saj”, me të cilin është në periudhë njohjeje.

“Historikisht vëllain tim e kanë marrë për të dashurin tim. Nuk kemi çfarë të bëjmë. Çfarë ka të re në jetën tënde? Nuk është dora e vëllait, është dora e një shokut tim…. dhe kaq. Njeriu poston kur e ndjen se duhet ta bëjë, unë e ndjeva, ishte një moment shumë i bukur për mua, kam kaluar shumë bukur për pushime. Ishte një moment që ndihesha shumë mirë shpirtërisht dhe ia lejova vetes edhe duke e ditur impaktin që do të kishte. Por e ndjeva që duhet ta postoja. Jam në një njohje, jo taman taman në një marrëdhënie, është shumë e bukur”- rrëfeu Fjodora.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjodora Fjora (@fjodoraf)