Raporti i KE, priten kritika për Maqedoninë
Komisioni Europian do të publikojë në datën 12 tetor raportet vjetore të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Raporti i progresit për Maqedoninë për vitin 2011 pritet të jetë me disa pika kritike për mungesën e reformave në drejtësi, administratë publike, luftën kundër korrupsionit dhe gjendjen e medieve.

Me gjithë vlerësimeve negative dhe atyre pozitive, KE sërish do të mbajë të hapur rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Zgjidhja për çështjen e kontestit të emrit mbetet thelbësore për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në BE. Por, raporti pritet të përmbajë paralajmërime për Maqedoninë për të shmangur veprimet dhe deklaratat të cilat mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet e mira fqinjësore.
Në qendër të vëmendjes do të jenë liria e shprehjes dhe medieve, me ç'rast do të jepen vlerësime negative lidhur me mbylljen e medieve të pavarura dhe politizimin e skajshëm të tyre. Gjithashtu raporti nënvizon edhe mediet e ndara në vija etnike dhe politike.

Administrata publike konsiderohet një zonë problematike. Ekonomia e Maqedonisë është përmirësuar paksa në krahasim me vitin 2010. Megjithatë, komisioni vëren shumë të lartë norma e papunësisë në vend, veçanërisht tek të rinjtë. Në raportin e BE-së do të jepet vlerësim pozitiv lidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe dialogun pozitiv ndërmjet palëve për zgjidhjen e problemeve të rëndësishme në vend.

Mungesat në sundimin e ligjit vazhdojnë të kenë një influencë negative në klimën e biznesit. Në raport flitet edhe për drejtat e njeriut, të cilat përgjithësisht kanë marrë notë pozitive.
KE do të publikojë në datën 12 tetor raportet vjetore të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Raportet e Progresit janë një lloj matësi i përparimeve që KE i merr parasysh për vendet që aspirojnë integrimet evropiane./Ina/albeu.com/

Disa nga rekomandimet e raportit të KE-së për Maqedoninë

- Qeveria të jetë e qëndrueshme, të zgjidhen problemet përmes bashkëpunimit demokratik,
- Të punohet më shumë të realizimin e reformave të cilat i kërkon Bashkimi Evropian,
- Të kërkohet dialog për çështjet problematike lidhje me marrëdhëniet ndëretnike,
- Decentralizimi duhet t'i kushtohet vëmendje më të thellë,
-Duhet të bëhen përpjekje të mëtejshme për të siguruar profesionalizëm dhe pavarësi transparente në administratë publike,
- Të reformohet sistemi i jurisprudencës,
-Të zgjidhet çështja e korrupsionit që është i përhapur në shumë fusha,
-Ka përparimin të ngadaltë në strategjinë e trajtimeve të kushteve degraduese ne burgje
- Ndërhyrje të panevojshme politike nëpër media,
- Përfshirja e kufizuar e shoqërisë civile në zhvillimet politike,
- Të ketë zbatim të vazhdueshëm të strategjisë kundër dhunës në familje,
-Të zbatohet Drejtësia dhe Ligji për të Miturit dhe Konventa e OKB mbi të Drejtat e Fëmijës etj.
Shtuar më 02/10/2011, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori