U tall me COVID-19, 24-vjeçarja infektohet me koronavirus

Raportimet fillestare, se virusi ka si “pre” të preferuar të moshuarit, bënë që një 24-vjeçare në SHBA të injoronte masat e miratuara nga autoritetet.

Por në momentin që ajo u infektua vetë me sëmundjen dhe simptomat e saj u shfaqën agresive tek ajo, kuptoi gabimin që kishte bërë.

Paola Castillo, 24-vjeçe, qëndroi e shtruar 79 ditë në spital dhe gjatë qëndrimit atje rrezikoi disa herë që të humbiste jetën.

“Isha gjithmonë në kontakt me njerëzit dhe besoja se virusi nuk do të ndikonte tek unë. Asnjëherë se kisha menduar që do të infektohesha. Ndoshta po ta kisha vendosur sistematikisht maskën, nuk do të ndodhesha e shtruar në spital”, u shpreh për mediat vendase Castillo.

Sakaq, mësohet se 24-vjeçarja e ka lënë spitalin disa ditë më parë, por 30 ditë ajo ka qenë e shtruar në njësinë e kujdesit intensiv nën “pushtetin” e ventilatorëve.


Shtuar 21.07.2020 21:44