Raportet, LSDM: Maqedonia si shtet afrikan
Partia opozitare Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) ka reaguar pas publikimit të raporteve të "Amnesty International" (AI) dhe Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), sipas të cilave Maqedonia ka ende probleme me sigurimin e të drejtave të njeriut, korrupsionit dhe drejtësisë politike.


Edhe AI edhe DASH vetëm konstatojnë atë që qytetarët e Maqedonisë e ndjejnë dhe e dinë, ndërsa ne e kemi përsësritur disa herë", tha në konferencën për shtyp, Gordan Georgiev nënkryetar i LSDM-së.

Sipas tij, raporti i "Amnesty International" për rritjen e tensioneve ndëretnike në vend, ku përmenden "rastet e Hagës" dhe "interpretimi autentik", "është çmimi të cilin e paguajnë qytetarët për eksperimentet skandaloze politike që bëhen në koalicionin qeverisës".

"Gjithnjë e më shumë raportet për Maqedoninë i ngjajnë raporteve të ndonjë shteti afrikan", deklaroi Georgiev. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2012, ora 16:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori