Ramiz Lladrovci pret Ali Ahmetin: Drejt fitoreve të reja
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sonte ka pasur takim pas pjesëmarrjes në shënimin e “Epopesë së UÇK-së” me liderin e BDI-së, Ali Ahemtin dhe ish kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

Lladrovci thotë se Ahmetin e presin fitore të reja, përcjellë TS.

“Pas pjesëmarrjes në shënimin e “Epopesë së UÇK-së”, e përmbyllëm ditën me një darkë të përbashkët me Abaz Gjukën, Talat Xhaferin, Fatmir Xhelilin dhe Faruk Ademin.

U pajtuam se duhet të shihemi më shpesh, jo vetëm me rastin e ditëve të shënimit të datave të historisë, apo për të qarë për mosunitetin nacional por edhe për fitoren në zgjedhje kur marrim pjesë!

Fitorja është sinonim i njerëzve të drejtë, të mirë por edhe trima!” ka shkruar Lladrovci./TS/
Shtuar më 06/03/2020, ora 21:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori