U hodh nga kamioni që po e dërgonte në thertore, Demi shkakton kaos në qytet dhe plagos një grua (VIDEO)

Një dem i tërbuar u hodh nga kamioni teksa po e dërgonin në thertore dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në qytet.

Ngjarja e pazakontë ndodhi në Lima, kryeqyteti i Perusë.

BBC raporton se kafsha ishte larguar nga një kamion, që po e transportonte në një thertore, dhe nisi të shkaktonte kaos në qytet.

Në video shihet se si demi merr para çdo gjë me kokë, duke lënë të plagosur edhe një grua.