DETAJET/ Erion Alibej porositi nga shtëpia ekzekutimin e vëllait të Talo Çelës

Ditën e sotme në pranga është vënë Erion Alibej, i akuzuar për organizatorin dhe porositësin e vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në Elbasan gjatë muajit korrik.

Mësohet se Alibej, është gjithasht i dyshuar dhe për vrasjen e Bujar Çelës, të ndodhur ditën e djeshme në Bradashesh.

Çela është vëllai i Talo Çelës, i cili ndodhet në kërkim për grabitjen e milionave euro në aeroportin e Rinasit në vitin 2018.

Vrasja e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj, dyshohet të jetë bërë për hakmarrje për vëllain e tij të vrarë 2 vite më parë në Elbasan.


Shtuar 18.09.2020 17:18