Ramadani: Të tërhiqet vendimi i Ivanovit që kriza të futet në binarë institucionalë
Ismet Ramadani
Ismet Ramadani, ish-deputet në tri përbërje parlamentare, ka theksuar se ka pak rëndësi se si do të mblidhet Parlamenti, me vendim të Gjykatës Kushtuese apo Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve ose nga ndonjë nismë nga vetë deputetët, shkruan Lajm.

Sipas tij rëndësi ka që kriza të futet në binarë institucionalë dhe qartë të definohen detyrimet që do t’i ketë Parlamenti pas mbledhjes së sërishme.

Problemi kryesor, sipas meje qëndron në atë se si do të tërhiqet vendimi i presidentit Gjorgje Ivanov, për abolim, përkatësisht të falë politikanët. Unë kam shumë rezerva në këtë drejtim”.

“VMRO DPMNE e drejtuar nga ish -kryeministri Nikolla Gruevski me mbledhjen e Parlamentit, do të kërkojë një amnisti të përgjithësuar për të nxjerrë nga aktakuza, gjegjësisht ndjekja penale nga organet e drejtësisë së vetë Gruevskit dhe zyrtarëve të lartë të kësaj partie për të cilët Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka nisur hetime për vepra të rënda penale. Pra, kjo çështje do të jetë problemi kryesor në bisedimet gjatë ditëve në vijim”, ka deklaruar ish-deputeti Ramadani./Albeu.com/
Shtuar më 15/05/2016, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori