Ramadani: Duhet ndërhyrja diplomatike e NATO-s në Maqedoni
Ismet Ramadani
Ish-deputeti në Parlamentin e Maqedonisë, analisti Ismet Ramadani në një deklaratë për mediat ka folur për situatën aktuale politikeMaqedoni.

Sipas tij vendimi i presidentit Gjorge Ivanov e ka bërë të qartë për çdonjërin brenda dhe jashtë Maqedonisë se kush është fajtori kryesor për krizën politike.

Ramadani thotë se me këtë akt partia në pushtet në koordinim të fshehtë me Ivanovin mundohen të shptojnë veten e tyre. Por, ata tashmë janë zbuluar dhe sinjalet nga bashkësia ndërkombëtare janë gjithnjë e më haptas pro protestuesve nga sektori civil, shkruan Zhurnal.mk.

Trysnia do të vijë duke u shtuar dhe brenda javës pritet të ketë edhe një ndërhyrje nga Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg./Albeu.com/
Shtuar më 26/04/2016, ora 13:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori