Ramadani: BDI pse rri me VMRO-në?
Ismet Ramadani
Njohësi i zhvillimeve politike në Maqedoni, Ismet Ramadani i ftuar në debatin “Click Plus” në TV21 ka deklaruar se BDI është fajtore se përse po e mban akoma gjallë në pushtet VMRO-DPMNE dhe në momentet më të rënda për shqiptarët, kjo parti nuk ka braktisur koalicionin me Nikolla Gruevski.

Ramadani vlerëson se Gruevski duke shfrytëzuar këtë parti shqiptare në pushtet ka bërë krime të ndryshme dhe inskenime të skenarëve që goditën shqiptarët, ku një pjesë përfunduan në burgje nga proceset e montuara.

“Kjo parti nuk mund të arsyetohet dhe pse e bën rolin e konstatuesit dhe jo të vepruesit. Ajo është në pushtet dhe ka përgjegjësi, sepse bashkë me VMRO-në e ndan pushtetin. Përgjegjësia për çdo gjë bie mbi këtë parti. Pse nuk largohen nga Gruevski, duke e larguar edhe atë nga pushteti dhe duke i pamundësuar gjitha të bëmat për të vazhduar edhe më tej”, ka thënë ndër të tjera Ismet Ramadani./Albeu.com/
Shtuar më 27/04/2016, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori