"Rama të thërrasë në takim edhe Zoran Zaevin"
Ish-ministri i Financave i Maqedonisë Xhevdet Hajredini, në një intervistë në emisionin "Click Plus" të "TV21", ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duhet të thërrasë në Tiranë edhe Zoran Zaevin dhe jo vetëm liderët e partive politike shqiptare.

Kjo pasi sipas tij, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë e Zaevit është partia e dytë me më së shumti vota shqiptare në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

"Edi Rama, pas Ali Ahmetit duhej ta thërrasë Zaevin në Tiranë, për shkak se ai fitoi 70 mijë vota, edhe pse në këtë nuk besoj, megjithatë, është partia e dytë me më shumë vota të shqiptarëve", tha Hajredini gjatë intervistës. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2016, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori