Rama sot takohet me Haradinajn dhe kryeministren serbe
Pëlqej
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë sot në një mëngjes pune në Vjenë me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në të cilin me thirrje nga kancelari austriak, Sebastian Kurz do të bisedohet për perspektivën evropiane të regjionit.

Kabineti i Kurz ka konfirmuar për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug” se në takim së bashku me Haradinajn do të marrin pjesë edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërbabiq ai i Shqipërisë, Edi Rana, Dusko Markoviq nga Mali i Zi dhe Denis Zvizdiq si përfaqësues i Bosnjës e Hercegovinës. Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka anuluar ardhjen për shkak të problemeve të brendshme politike.

Në takim do të marrin pjesë edhe komisari evropian për Politika të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Han dhe Komisionerja e BE-së për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale, Mariya Gabriel.

“Kancelari Kurz ka ftuar kryeministrat e ballkanit perëndimor dhe dy komesarë evropianë në një mëngjes pune”, thuhet në njoftimin nga kabineti i kancelarit austriak, transmeton lajmi.net. “Fillimisht do të diskutohet për perspektivën evropiane të ballkanit perëndimor. Pastaj do të bisedohet për bashkëpunimin regjional dhe konfliktet bilaterale”, thuhet në vazhdim.

Komisari Han do të japë një vlerësim të situatës aktuale kurse Kurz do të transmetojë planet e Austrisë para se kryeministrat e regjionit të ftohen për të dhënë qëndrimet e tyre.


Shtuar më 19/11/2018, ora 09:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori