Rama: Nuk është zbatuar Marrëveshja e Ohrit
Pëlqej
Qeveria shqiptare ka pranuar se Marrëveshja e Ohrit për shqiptarët e Maqedonisë nuk është zbatuar.

“ǒka po ndodh sot në Maqedoni, meriton vëmendje, maturi pa dyshim, reflektim dhe madje të thellë. Marrëveshjes së Ohrit nuk i kanë dalë për zot vetëm dy palët që përbëjnë Maqedoninë, maqedonasit dhe shqiptarët, por edhe garantët e asaj marrëveshjeje, miqtë dhe partnerët e besuar ndërkombëtarë,” kishte deklaruar një muaj më parë kryeministri Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare ka vlerësuar se marrëveshja që rregullon raportet etnike në Maqedoni kërkon qetësi dhe maturi.

“Dhe nëse maturia ju duhet shumë dy palëve tona, reflektimi i thellë nevojitet të jetë trepalësh, sepse as burgosja e përjetshme e 6 shqiptarëve dhe as radikalizmi, trajtimi i namur i një radikalizmi fetar që i bie ndesh interesave shqiptare, nuk mund të justifikohen. Por këto janë pasoja të moszbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit dhe të një humbjeje besimi tek shqiptarët, për të cilat garantët nuk duhet t’i kërkojnë të gjitha shkaqet jashtë sferës së përgjegjësive të tyre. Ashtu si kundër besoj unë, edhe flamujt e radikalizmit shqiptar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë sociale, gërryese, varfëri, papunësi, keq arsimim dhe izolim, të cilat shkaktojnë reaksione nga më agresivet, në organizmin shoqëror të një bashkësie dhe për këto duhet menduar në tre palë për Maqedoninë, për këto duhet diskutuar në shumë palë për Ballkanin”, theksoi Rama. /albeu.com/

Shtuar më 12/08/2014, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori