Rama në Shkup, në darkë me Ahmetin dhe Thaçin
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka darkuar një natë më parë, me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe atë të PDSH-së, Menduh Thaçi.

Vetë kryeministri shqiptar nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shkruar: “Darkë vëllazërore në Shkup me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin”.

Nëse në të njëjtën tavolinë kanë qëndruar edhe Ahmeti edhe Thaçi, ashtu siç ka shkruar vetë RamaFacebook, atëherë është për tu përshëndetur ky veprim i kryeministrit shqiptar, pasi deri më tani dy liderët e partive më të mëdha shqiptare në Maqedoni nuk janë ulur publikisht në darka ose dreka pune.

Deri tani ata kanë zhvilluar takime të ndara me mysafirët nga jashtë, por ndryshe ka ndodhur këtë herë.

Rama do të zhvillojë takime me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski dhe me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanovski. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2013, ora 09:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori