Rama, Haradinaj, Thaçi, Vuçiç dhe Zaev takohen në Berlin (FOTO LAJM)

Haradinaj, Vuciç, Thaçi e Bërnabiq, do të takohen në Berlin. Derisa për presidentin Thaçi takimet në këto formacione janë të zakonshme, kryeministri Haradinaj e ka sefte takimin me Aleksander Vuciqin. As këtu nuk mungon Mogherini, ndërsa të ftuar janë liderët e tjerë të Ballkanit.

Gjermania dhe Franca kanë vendosur që në fund të prillit, në Berlin t’i mbledhin liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në listën e plotë të të ftuarve që e ka siguruar Gazeta Express, janë edhe përfaqësuesja e Lartë e BE’së, Federica Mogherini dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Bie në sy se Gjermania ka ftuar vetëm nga Serbia dhe Kosova nga dy liderë, kryeministrin e presidentin.
Shtuar më 10/04/2019, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori