U “frymëzua” nga fansja, Elvana Gjata shkel rregullat e qarkullimit rrugor (VIDEO)

Këngëtarja e mirnjohur, Elvana Gjata është shumë aktive në rrjetet e saj sociale duke postuar foto të ndryshme dhe lajmërime për projekte të reja muzikore.

Së fundmi, një fanse e saj, e cila po ecte makinën e saj në autostradë ishte duke dëgjuar një ndër këngët e Elvanës, kjo e fundit ka surprizuar fansen e saj duke ulur xhamin e makinës dhe shihet duke kënduar.

Fansja e këngëtares e ka filmuar këtë moment të bukur dhe e ka shpërndarë në TikTok, e cila u bërë virale. Gjithashtu edhe vetë këngëtarja e ka postuar në llogarinë e saj të Instagramit e cila ka shkruar: “Kjo më ndodhi mua sonte”. Por, pas kësaj videoje pyetja është: A do marrë gjobë këngëtarja për këtë shkelje rregulli, pasi të dalësh në dritare është një veprim i rrezikshëm?/albeu.com