Rama flet për herë të parë për ndarjen e Kosovës
Komisioneri Johannes Hahn dhe Kryeministri i Shqipërisë janë pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratat e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se do të ketë korigjim të kufirit me Serbinë, shkruan albeu.com.

Hahn tha se cdo marrëveshje duhet t'i kontribojë stabilitetit në rajon.

"Nuk është e përshtatshme të flasim në këtë fazë. Takimi i shtatorit nuk do të jetë i fundit. Ne nuk pranojmë asnjë anëtar të ri që nuk ka zgjidhur marrëveshjet. Për ne është i rëndësishëm stabiliteti dhe çdo marrëveshje duhet të kontribojë stabilitet në rajon." tha Hahn.

Ndërkaq nga ana tjetër Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka thënë se deklarata e tij është e njëjtë me atë të Hahn./albeu.com/

Shtuar më 27/08/2018, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori