Rama flet për "bashkim" mes BDI dhe PDSH?
Pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptarë (PDSH), Menduh Thaçi, kryeminstri i Shqipëris Edi Rama ka publikuar në rrjetin social "Twitter" dhe "Facebook" një fotografi nga takimi. Por ajo që bie në sy është teksti shoqërues.

"Me Menduh Thaçin pas bisedes inkurajuese per marredheniet konstruktive qe po krijohen mes dy partive shqiptare atje”, shkruan Rama duke shoqëruar foton.

Ndërkohë, pas kësaj thënie të Ramës njohës të çështjeve politike në Maqedoni shprehen dyshimet se BDI dhe PDSH që prej kohësh funksionojnë sikur të jenë një parti, duke shtuar se mbase kjo po përkrahet edhe nga Tirana e Prishtina zyrtare.

Kohë më parë, bashkëpunimin mes BDI-së dhe PDSH-së e theksoi edhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, i cili në takimin e realizuar me Menduh Thaçin tha, "Unë besoj se zoti Thaçi dhe zoti Ahmeti me urtësinë e tyre, me mençurinë e tyre, me largpamësinë e tyre, me vendosmërinë e tyre do të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe do të arrijnë mirëkuptimin e nevojshëm dhe të domosdoshëm që kërkojnë edhe qytetarët dhe natyrisht të përfaqësohen në parlament me një shumcië meritore, me një shumicë të fuqishme, me një shumicë që do të determinojë proceset e ardhëshme euroatlantike edhe të maqedonisë, natyrisht të sjellin edhe projekte investuese në hapësirat ku jetojnë shqiptarët”. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 09:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori