Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarje e rëndë sot në Astir, Tiranë ku një 69-vjeçare humbi jetën në banesën e saj si pasojë e asfiksisë.
Viktima është Lumturi Zaimi, 69-vjeç dhe sipas policisë u njoftua nga e bija e të ndjeres, e cila e gjeti atë te vdekur.
E moshuara ngrohej me nje batanije elektrike, qe mund te kete shkaktuar dhe zjarrin.
Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Loni Ligori”, në Astir, ndërkohë trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut për ekspretizë mjeko-logjore me qëllim përcaktimin e shkakut të vdekjes. /albeu.com/