Radovan Karaxhiçi e paraqet veten si viktimë në Tribunal të Hagës
Radovan Karaxhiçi në Gjykatën e Hagës, ku edhe po gjykohet po e paraqet veten sikur është një viktimë.

Ai thotë se ndërkombëtarët "kanë fuqi dhe se duan ta vendosin drejtësinë siç duan ata".

Sipas Karaxhiçit, ai ka qenë një "mik i myslimanëve në Bosnje dhe i kroatëve, por se përpara interesit serb nuk mund të vinte asgjë".

Ish-presidenti i serbëve në Bosnje dhe njeriu më i fuqishëm serbBosnje thotë se "ndaj tij po bëhet një komplot".

Prokurorët ndërkombëtare e akuzojnë Karaxhiçin për genocid në Bosnje, pasi në këtë shtet u vranë mbi 100.000 persona dhe akuzohet po ashtu edhe për krime lufte në Kroaci.

Bosnje, përveç masakrave të panumërta, kanë ikur ose janë zhvendosur nga vendi jo më pak se 2 milionë persona. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2014, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori