Qytetet shqiptare i fshehin nga konsujt e nderit
Pëlqej
Dy ditët e fundit, Maqedoninë janë duke e vizituar 35 konsuj nderi që e përfaqësojnë në të gjitha kontinentet e botës. Qëllimi kryesor është promovimi i arritjeve dhe njohja e afërt e tyre me shtetin që përfaqësojnë.

Në takimin e djeshëm, shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki foli për progresin e vendit, duke i këshilluar konsujt që të vëzhgojnë terrenin e të shqyrtojnë mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

Ai tha se qeveria është krenare për punën e bërë nga konsujt e nderit, pasi nga vendet e tyre kanë ardhur mjaft investitorë dhe turistë. Vizita e konsujve është pozitive, por është për të ardhur keq, që konsujt do të vizitojnë vetëm qytete të banuara kryesisht me maqedonas dhe nga kuadër të udhëhequr nga VMRO DPMNE.

Agjencia e lajmeve "Zhurnal" shkruan se në agjendë nuk është është parashikuar për vizitë asnjë qytet i udhëhequr nga kryetarë shqiptarë si Tetova, Gostivari, Kërçova apo Struga./albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 11:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori