Bardhi: Basha dhe Berisha të tërhiqen, kjo është rruga që PD të bashkohet

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për media pas mbledhjes në PD.

Bardhi tha se dorëheqja e kreut demokrat Lulzim Basha dhe dorëheqja e Berishës do të sillte një bashkim të PD-së.

“Kam vlerësuar dhe gjykuar që situata e rëndë që ndodhet PD kërkon zgjidhje dhe zgjidhje vjen pas bashkimit. Basha ka pozicion për të zgjidhur situatën i kam kërkuar që Basha të tërhiqet së bashku me shkaktarin tjetër të PD të Berishës, tërheqja e të dyve do të ishte rruga e duhur që të bashkohet PD.

Ajo që është e qartë duhet të gjejmë një zgjidhje përtej dy individëve që kanë shkaktuar këtë problem. Sa kohë ka problematikë të shkaktuar nga dy individë të dy duhet të tërhiqen. Vetëm të bashkuar mund të fitojmë, vetëm duke lënë mënjanë luftën mund të fitojmë. Nëse vijojmë luftën të përçare do të jemi të pamundur për të bërë opozitën.

Basha u shpreh i gatshëm që jo vetëm të bëjë hap pas por për tu bërë pjesë e zgjidhjes duke kapërcyer pozicionin e tij në inertes të demokratëve, është moment i rëndësishëm për të ardhmen e PD. Basha dhe Berisha duhet të kapërcejnë veten, demokratët kanë nevojë për zgjidhje, zgjidhja vjen vetëm nga tërheqja e të dyve. Basha iu ofrua grupit parlamentar për të zgjidhur ky është lajmi sot i rëndësishëm për cdo demokrat. Sa kohë ka krizë në PD të shkaktuar nga një vendimmarrje e Bashës mbi fatin e Berishës të dy janë kthyer në problem dhe të dy të tërhiqen që ti hapin rrugë zgjidhjes”, tha Gazment Bardhi.


Shtuar 12.03.2022 17:28