Qytetarët kundër përmendoreve
Pëlqej
Qytetarët shprehen se janë të revoltuar lidhur me faktin se në çdo cep të Shkupit po ngrihen përmendore të lartësuara.

Ata thonë se pushteti po bëhet përçarës etnikisht, duke e ndarë qytetin etnikisht, në "pjesën shqiptare" dhe në "atë maqedonase".

"Normal që na pengojnë. Shumë përmendore janë bërë. Nuk është shteti aq sa ka përmendore. Me ne po luget. Mileti nuk ka bukë të hajë", ka thënë një qytetar për Alsat-M.

Më të revoltuar janë shqiptarët në Shkup, pasi po ngrihen monumente se "i do shteti" , ndërkohë që nëpër lagjet ku banojnë mungon infrastruktura, uji i pijshëm dhe kanalizmiet. /albeu.com/

Shtuar më 08/09/2014, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori