E FUNDIT/ Digjet makina e drejtorit të Hipotekës
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut dynden nëpër ambasada, vazhdon largimi nga vendi
ǒdo mëngjes herët qytetarët e Maqedonisë së Veriut vrapojnnë drejtAmbasadës së Gjermanisë në Shkup. Duke pritur me muaj të tërë rradhën për të dorëzuar dokumentet për vizë pune, këta qytetarë thonë se mezi po presin të ikin nga vendlindja e tyre. Dëshpërimi i tyre vërehej në fytyrat e ngrysura, madje shumë prej tyre hezitonin edhe të flisnin. Nëpunësit civil të ambasadës thonë se radhë të gjata bëhen çdo ditë, por nuk deshën të tregojnë shifra, moshën mesatare apo profesionet, me arsyetimin se janë informacione të klasifikuara.

Sipas të dhënave të "Eurostatit", mes vitit 1998 dhe 2011 në mënyrë legale më shumë se 10% e qytetarëve emigruan nga Maqedonia, kryesisht drejt vendeve të BE-së, si Gjermania, Italia, Austria, Sllovenia, por edhe drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Australisë.

Të dhënat nga Banka Botërore tregojnë se në dekadën e fundit, 20% e popullsisë jetojnë jashtë vendit, në mesin e tyre ¼ e me diplomë universiteti e kanë braktisur Maqedoninë e Veriut. Këto shifra alarmojnë se vendi ka statistikat më të larta në Evropën Juglindore sa i përket migrimit. Në mungesë të regjistrimit të popullsisë, Enti Shtetërorë i Statistikave nuk ka të dhëna për gjendjen reale. Por, sipas vlerësimeve të Forumit Ekonomik Botëror deri në fund të vitit 2018, pothuajse 70.000 shtetas të Maqedonisë ose 3,5% e popullsisë me më pak se 2 milion banorë, kanë marr shtetësinë bullgare për të punuar lirshëm jashtë vendit. /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 17:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori