"Qytetarët duhet të jenë të përgjeshëm! Të mbajnë maska, distancën fizike dhe higjienën"
Ministria e Shëndetësisë edhe njëherë u bën apel të gjithë qytetarëve të jenë të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm – të respektojnë masat për mbrojtje nga përhapja e COVID-19.

Mbajtja e maskës mbrojtëse, mbajtja e distancës fizike prej dy metrash dhe larja e shpeshtë e duarve – ruajtja e higjienës janë gjërat thelbësore në luftën kundër koronavirusit. Këto janë të vetmet masa që mund të parandalojnë përhapjen e virusit. Këto janë masa që mbrojnë shëndetin tonë, por edhe shëndetin e të gjithëve përreth nesh – të dashurit, prindërit, miqtë”, thonë nga Ministria.

Dje, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce, në një konferencë për shtyp tha se në përputhje me analizën epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik dhe Komisionit për Sëmundje Infektive, do të merren vedime apo masa tjera për të parandaluar përhapjen e virusit korona.
Shtuar më 09/10/2020, ora 18:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori