Brahim Diaz flet për të ardhmen e tij

Brahim Diaz momentalisht është një lojtar i Milan-it. Spanjolli 22-vjeçar është ende në pronësi të Real Madrid por ka kaluar tek Milani në huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.

“ Një të ardhme të re tek ekipi i Real Madrid? Nuk mund të them asgjë rreth kësaj situate. Momentalisht jam një lojtar i Milan-it dhe jam shumë i lumtur për këtë gjë. Nuk dua të mendoj për të ardhmen time pasi jam i përqëndruar momentalisht tek ekipi italian, dua të bëj mirë këtu dhe të korrim sukses.

Tani mendoj për ndeshjet me Spanjën për kualifikueset e “Qatar 2022”, jo për të ardhmen”.

Kështu është shprehur lojtari i Milan-it nga një konfernecë për shtyp./h.ll/albeu.com


Shtuar 9.11.2021 15:30