Qytetarët dënojnë ashpër dhunën në parlament
Pëlqej
Qytetarët kanë dënuar ashpër dhunën e deputetëve shqiptarë në parlamentin e Maqedonisë.

Ata shprehen njëzëri se deputetët i kanë votuar për të punuar dhe mbrojtur interesat e qytetarëve, dhe jo për të larë hesapet mes vete, përmes dhunës fizike.

"Sigurisht që na ofendojnë, sepse nëpërmjet tyre reflektohet dhe sjellja jonë. Se ata duhet të kenë pak më shumë kujdes”, ka thënë një qytetar për Alsat-M.

Ndërsa, një tjetër qytetar shprehet se ajo që ka parë është katastrofë, pasi e ka parë edhe veten si shqiptar të ofenduar.

“Katastrofë, shumë na ofendojnë neve. Ata zihen për tendera dhe jo për qytetarët dhe të drejtat e tyre", shprehet një tjetër person.

Disa nga qytetarët shprehen se deputetët e përfshirë në incident, duhet të japin dorëheqje dhe të zëvendësohen. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 16:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori