Qytetarët kanë shprehur interes për të pasur koleratorë diellorë në shtëpit e tyre. Ndaj për këtë vit
Ministria e Ekonomisë ka ndarë më vete gjashtë milionë denarë për
subvencion.
"Gëzon fakti që qytetarët gjithmonë e më shumë aplikojnë në Ministrinë e Ekonomisë për
marrjen e subvencioneve. Kjo është mirë dhe besoj se në të ardhmen interesi do të rritet dhe
Ministria do të mund të zgjerojë programin" - u shpreh ministri i ekonomisë, Valon Saraçini në Ditën e Hapur "Bli kolektor diellor- apliko për
subvencion".
Shpallja për
marrjen subvencionit veçmë është publikuar dhe zgjat deri në 31 maj. Sipas Mia-s, në ditën e hapur qytetarët kanë mundësi të informohen për përfitimin dhe instalimin e kolektorëve diellorë. Dita e hapur u organizua në bashkëpunim me Qendrën për efikasitet energjitik të Maqedonisë./albeu.com/
Shtuar më 13/04/2013,
ora 15:06