Identifikohen dy nga grabitësit e milionave në aeroportin e Rinasit
QSA-Kumanovë ndihmon invalidët e Hanit të Elezit
Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë prej me datë 25.01.2013 deri më datë 02.02.2013 realizoi me sukses projektin "Rreze drite". Projekti në fjalë përbëhet prej karrocave dhe disa mjeteve shtese për personat me aftësi të kufizuara fizike. Këto karroca dhe mjete shtesë janë të siguruara nga një fabrikë e prodhimit të njëjtave në Gjermani, me të cilën fabrikë Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Gjermani ka bashkëpunim të ngushtë. Të njëjtat janë të destinuara për Komunën e Kumanovës dhe Komunës së Likovës.

Por, për shkak të jehonës së madhe të aktivitetit në fjalë dhe kërkesave të shumta në terren për karroca, Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë ndërmori edhe një aksion të veçantë jashtë Komunës së Kumanovës.

Ajo lidhi bashkëpunim me Komunën e Hanit të Elezit, ku iu dhanë si donacion dhjetë karroca për invalid, që Komuna e Hanit të Elezit më pastaj në mënyrë vullnetare të bëj shpërndarjen e tyre për personat që kanë më së shumti nevojë.

QSA-Kumanovë, gjatë kësaj periudhe në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Komunës së Likovës bëri edhe shpërndarjen e katër karrocave në Komunën e Likovës. Për aktivitetin në fjalë u kujdes Kryqi i Kuq, ndërsa Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë e furnizoi me karroca të njëjtin.
Si vazhdimësi e aktivitetit ishte edhe shpërndarja e pesë karrocave në bashkëpunim me Agjencionin Turistik Mimoza në Kumanovë, ndërsa tre karroca u shpërndan në Komunën e Haraçinës.

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-Kumanovë falënderon të gjithë pjesëmarrësit në aktivitet, duke nisur nga donatorët, më pastaj bashkëpunëtorët e sinqertë si dhe një falënderim të veçantë për kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma i cili na hapi dyert edhe për lloje tjera të bashkëpunimit me këtë Komunë. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2013, ora 17:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori