Qeveria zbardh shifrat: Kaq para u harxhuan për festën e NATO-s
Qeveria e Maqedonisë njofton se festa “Shkojmë përpara – Maqedonia në NATO dhe BE” me rastin e ftesës për anëtarësim në NATO, janë harxhuar 179.500 euro, ose nga 11.900 euro për çdo qytet.

Festa u mbajt të shtunën (14 korrik) në 15 qytete, ndërsa nga qeveria thonë se harxhimet që sot u publikuan përfshijnë organizimin e ngjarjeve, sigurimin e teknikës adekuate, zërimin, ndriçimin, skenën, personelin teknik, pajisjet e skenës, angazhimin e 40 muzikantëve, ptansportit e pajisjeve dhe personelit tekin, promovimin e ngjarjeve dhe të tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Angazhimi i 40 shtëpive muzikore në gjithë 15 qytetet ka kushtuar 75.500 euro. Shuma e përgjithshme për skenat dhe pajisjet skenike për gjitha 15 qytetetet ka kushtuar 49.000 euro”, thuhet mes tjerash në njoftimin e qeverisë.

Ata shtojnë se festa është mbështetur edhe nga qeverisjet lokale me ndihmë logjistike dhe organizim.
Shtuar më 16/07/2018, ora 16:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori