Qeveria merr vendim: maskat bëhen të obligueshme në ambiente të hapura, transport publik dhe institucione publike.
Organi ekzekutiv në mbledhjen e sotme gjithashtu ka vendosur për kufizimin e
grumbullimeve pas orës 22, përkatësisht në vende publike dhe parqe ndalohet grumbullimi i më shumë se 4
personave.
Masë tjetër e marrë nga
Qeveria është gjithashtu kufizimi i
grumbullimeve në ahengje familjare, respektivisht nuk lejohet gostia e më shumë se 4
personave të tjerë në një adresë tjetër nga ajo e vendbanimit të personit.
Në objektet gastronomike nuk ka kufizime të reja, por rekomandohet respektimi rigoroz i masave mbrojtëse: dezinfektimi i hapësirave, distanca mes mysafirëve dhe shërbyesve dhe mbajtja e maskave.
Rishikimi i vendimit për kthimin e PCR testit negativ për shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë nuk është diskutua, por është apeluar që udhëtimet jashtë vendit të behën vetëm nëse janë të domosdoshme.
Qeveria pritet të njoftojë për mënyrën e hyrjes së masave në fuqi. /Alsat/
Shtuar më 13/10/2020,
ora 21:04