Refugjatët kanë mbërritur tashmë
Pëlqej
Opinion nga Ervin Shkulaku

Lajmet se Shqipëria mund të presë mbi 800 mijë refugjatë me kërkesë të Bashkimit Evropian ekzaltuan shumë persona që po bëjnë ç'është e mundur për të shpërndarë panik në publik vetëm për qëllimet e tyre personale.

Tashmë refugjatët">refugjatët që largohen nga lufta e diktatorit, njerëzve e grupeve të egra që domonojnë në Siri, Afganistan, Irak etj kanë filluar të hynë në Shqipëri.

E kjo ka shqetësuar edhe Bashkimin Evropian pasi ne nuk kemi kapacitete edhe eksperiencë dhe po mendohet ndonjë zgjidhje se si këta refugjatë të mos bien pre e grupeve trafikante mafioze por të shpërndahen me rregull nëpër vendet e Bshkimit Evropian.

Deri tani zyrtarisht është menduar që të hapet një kamp pritje në Afrikën e Veriut ndërsa në publik është spekulluar që një kamp i ngjashëm do të hapet edhe në Shqipëri.

Po le të hapet. Çfarë të keqe ka, këta refugjatë nuk do të jenë si vëllezërit e Kosovës të cilët i morëm me të drejtë në shtëpitë tona. Këta refugjatë duan vetëm një vend ku mund të presin për disa muaj përgjigjen e azilit dhe pastaj do të shpërndahen në Bashkimin Evropian.

Apo menduat se këta refugjatë do të qëndrojnë përgjithmonë në Shqipëri?

Pa merak se as BE-ja por as ata nuk duan të qëndrojnë në këtë vend se nuk kemi ndonjë gjë të madhe për t’u dhënë.

E menjëherë kundër kësaj idejë nëse mund ta quajmë ide, doli Kreshnik Spahiu, e që pritej pasi Spahiu e ka treguar hapur ideologjinë që mbështet.

Por të habit reagimi i Sali Berishës që nuk priti reagimin e kryetarit të tij por menjëherë bëri patriotin dhe e kundërshtoi këtë në Facebook vetëm me një fjali.

Normalisht nuk është se do i interesojë shumë kjo puna e refugjatëve por hallin e ka te Edi Rama, ta shajë pak se nuk shtyhet dita ndryshe. E megjithatë ende nuk e ka kuptuar se sa më shumë ndërhyn ai për çfarëdo çështje aq më shumë e dëmton Partinë Demokratike.

Ndërkaq edhe Ministëri i Diasporës, Pandeli Majko doli kundër ose ta themi ndryshe ministri që takon emigrantët shqiptarë që si për ironi të fatit shumica prej tyre kanë shkuar si refugjatë falë politikanëve të korruptuar të të gjitha partive që kanë lënë vendin në varfëri e trazira pas rënies së diktaturës.

Majko në kundërshtimin e tij fillimisht lartësoi shqiptarët, e pritej edhe kjo meqënse lëviz në diasporë ka të drejtë t’i lartësojë pasi ne shqiptarët kur jemi brenda atdheut themi nuk bëhet ky vend e sa dalim jashtë menjëherë marrim çakmakë e objekte të tjera me flamur shqiptar e kudo bëjmë foto duke bashkuar duartë Kuq e Zi.

Më pas Majko thotë se nuk kemi kapacitete, e ka të drejtë deri diku.

Ka të drejtë deri diku pasi BE nuk e ka në plan që t’ja mbajmë refugjatët">refugjatët pa na dhënë asnjë lek. Turqia ka marrë 6 miliardë euro për refugjatët">refugjatët, nga Greqia sapo filloi ky emigrim nuk ka më lajme se po falimenton, është zhytyr në borxhe etj, pasi po mban refugjatët">refugjatët dhe BE po e ndihmon,shkruan albeu.com.

Prandaj, Shqipëria mund të kërkojë me meritë një shumë marramëndëse që ta hapë këtë kamp. Por është e rëndësishme që kjo shumë të shkojë me të vërtetë për refugjatët">refugjatët e jo në xhepat e politikanëve të korruptuar.

E siç e dini të gjithë është edhe njerëzore se duhet të ndihmohen njerëzit që kanë nevojë. Refugjatët">Refugjatët nga qefi nuk vinë këtu.

Por edhe sikur të mos i pranojmë në rast se na kërkohet kush do t’i ndalë refugjatët">refugjatët.

Ata kanë ardhur tashmë. Po vinë me mijëra në kufijtë tanë e po kërkojnë azil. Në burg nuk futen se as burgje nuk ka mjaftueshëm as nuk kemi të drejtë të sillemi ashtu.

Prandaj më mirë do të ishte një zgjidhje e përbashkët me Bashkimin Evropian se sa të fillojmë ndërtimin e gardheve me tela me gjemba./albeu.com/
Shtuar më 21/06/2018, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori