Qeveria sot emëron drejtorët në BSP dhe në DSK
Sot në seancën e Qeverisë pritet emërimini i drejtorit të ri të Byrosë për Siguri Publike dhe i Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim në MPB.

Për Mitko Çavkovin, momentalisht drejtor i BSP-së, propozim për shkarkim ka paraqitur ish ministri i brendshëm, Agim Nuhiu, por ai ndërkohë ka paraqitur kërkesë për pensionim.

Në Raportin e grupit të punës në MPB për ngjarjet e 27 prillit, Çavkov ishte renditetr si përgjegjës për ngjarjet, pasi nuk ka kryer vlerësimin e sigurisë dhe nuk ka dhënë urdhër edhe pse ka pasur vullnet, me çka mundësoi futjen në shtëpinë ligjvënëse të dhunuesve të cilët dhunuan deputetet e shumicës parlamentare.

Sot gjithashtu duhet të shkarkohet edhe drejtori i DSK, Vmlladimir Atanasovsksi që në vend të tij të emërohet një tjetër.

Në tavolionë të Qeverisë sipas ndarjes së koalicionit qeverisës do të jenë edhe zvëvendësministrat.

Pas përcaktimit fjalnë e fundit do ta ketë Kuvendi i Maqedonisë.

Tani është bërë marrëveshje që BDI në Qeveri do të ketë pozita të zv/ministrave të MPB, Mbrojtjes, Arsimit dhe Financave (Agin Nuhiu, Visar Ganiu dhe Shirete Elezi).

Aleanca për Shqiptarët do të ketë zv/ministrat në MPJ, Trasportit dhe lidhjeve dhe për Punë dhe politikë sociale (Arta Toçi, Remzi Mehmeti dhe Elmi Aziri).


Sot pritet dhe emërimi i sekretarëve shtetërorë nëpër ministritë, zëdhënësi i qeverisë, drejtorët e ndërmarjeve publike./albeu.com/
Shtuar më 13/06/2017, ora 09:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori