Qeveria e Republikės sė Maqedonisė nė kuadėr tė angazhimit pėr pjesėmarrje aktive tė qytetarėve nė procesin e krijimit tė politikave dhe funksionim mė tė mirė tė shoqėrisė dhe institucioneve shtetėrore, sot vazhdon me
realizimin e projektit "Dita e
ideve".
Qėllimi i projektit ėshtė tė inkurajohen qytetarėt e Maqedonisė pėrmes parashtrimit tė
ideve tė dobishme, propozimeve, projekteve dhe masave nga tė gjitha sferat e jetesės shoqėrore, drejtpėrdrejtė tė marrin pjesė nė
realizimin e politikave qeveritare, duke kontribuar nė atė mėnyrė nė pėrmirėsimin e situatave nė tė gjitha segmentet e jetesės sė pėrditshme dhe veprimit.
Nė hapėsirat e Qeverisė nė periudhėn prej orės 13 deri nė orėn 17:00 do tė jenė tė pranishėm kryetari i Qeverisė, Nikolla Gruevski dhe tė gjithė ministrat, tė cilėve qytetarėt drejtpėrdrejtė do tė mund t'ua prezantojnė idetė e tyre,
propozimet, masat dhe projektet, njofton Alsat-m.
Projekti "Dita e
ideve" do tė realizohet edhe nė tė gjitha qytetet nė shtet nė periudhėn prej orės 13 deri nė orėn 17 nė postblloqe tė vendosura nga ana e ministrive resore nė sheshet kryesore tė qyteteve, nė tė cilat qytetarėt do tė kenė mundėsi t'i prezantojnė idetė dhe
propozimet e tyre.
Nė sheshet e qyteteve pėr kėtė qėllim do tė vendoset edhe kuti postale, ku qytetarėt do tė kenė mundėsi qė
propozimet dhe idetė t'i dorėzojnė nė formė tė shkruar.
Me projektin "Dita e
ideve", qytetarėve u jepet mundėsi me
propozimet dhe idetė e tyre aktivisht tė marrin pjesė nė
realizimin e politikave dhe nė kėtė mėnyrė drejtpėrdrejtė tė kontribuojnė pėr pėrmirėsimin e jetesės shoqėrore. /albeu.com/
Shtuar më 22/12/2012,
ora 09:57