Qeveria: Një milion euro për 2000 vende pune
"Qeveria do të mbështesë hapjen e 2.000 vendeve të punës me mbështetje financiare në një shumë prej 1 milion eurosh përmes një sërë programesh për të cilat do të mund të aplikojnë persona të papunë!, njoftoi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi i qeverisë Aleksandar Gjorgjiev.

Në seancën e fundit të Qeverisë janë aprovuar pesë masa, trajnim te ndonjë punëdhënës i njohur, trajnim te ndonjë punëdhënës i njohur me subvencionim, trajnime për profesione të cilat janë deficitare, mbështetje e praktikimit, si përvojë e parë e punës deri në punësim, si dhe trajnim për aftësi zhvillimore nga sfera e teknologjive informative.

Shpalljet për masat e reja të Qeverisë do të publikohen të hënën në ueb faqet e Agjencisë për punësim dhe të Qeverisë që të munden personat e papunë të aplikojnë.

Sipas Gjorgjievit, të gjitha masat e reja janë dorëzuar për shqyrtim në Komisionin për Antikorrupsion për vlerësimin e respektimit të Ligjit dhe është marrë përgjigje pozitive. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2013, ora 14:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori