Zjarri në ullishtën e Elbasanit, reagon Meta: Ndërprisni pushimit, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!

Kryetari i Partisë Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas zjarrit që ka përfshirë kurororën e ullishteve në Elbasan.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se shteti duhet të ngrihet në këmbë për të mbrojtur këtë pasuri natyrore dhë për të shuajtur zjarret.

Postimi i Metës:

Kurora e gjelbërt e Elbasanit, pasuri publike natyrore, vazhdon për orë të tëra të shkrumbohet nga zjarri, papërgjegjshmëria dhe indiferenca shtetërore.

Megjithë alarmet e ngritura asnjë ndërhyrje efektive dhe asnjë masë.

Ndërprisni pushimet, ngrihuni në këmbë dhe shuani zjarret!/albeu.com/